Vizita dy ditore në Shqipëri, Rama përcjell me përqafime Bill Clinton

Prishtinë | 04 Kor 2023 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton e ka përfunduar vizitën në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka publikuar një fotografi me Clintonin, pak para largimit të tij.

Këtë fotografi Rama e ka përcjell edhe me një fjali me fjalët e ish-presidentit amerikan.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”, ka cituar Rama, Clintonin.

Të ngjashme