Vizita e Kryeprokurorit të Speciales në Kosovë, avokatët të painformuar

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Vizita e parë në Kosovë e Jack Smith, Kryeprokurorit të Specializuar të Gjykatës Speciale, është bërë pa dijeninë e avokatëve të akredituar për Dhomat e Specializuara.

Kështu ka bërë të ditur për klankosova.tv, avokati Tahir Rrecaj i cili tha se vizita e Jack Smith mund të jetë sinjal se Gjykata Speciale është afër nisjes së procesit të saj.

”Ne, mbrojtësit e akredituar në Gjykatën Speciale, nuk kemi pasur asnjë informacion për një vizitë të tillë të z. Smith”, thotë ai, njofton Klan Kosova.

Avokati Tahir Rrecaj i cili është i akredituar për të qenë pjesë e punës profesionale në Gjykatën Speciale ka theksuar po ashtu se deri tani gjithçka është gati për të filluar me shqyrtimin e aktakuzave të para, njofton Klan Kosova.

”Është vizita e parë e tij në Kosovë, pas emërimit të tij si Prokuror i Dhomave të Specializuara. Por sigurisht kjo mund të jetë edhe një sinjal që Gjykata Speciale së shpejti do të fillojë me shqyrtimin e aktakuzave të para, kundër personave që pretendohet se kanë kryer krime lufte”.

”Nuk ka asnjë pengesë eventuale për funksionalizimin e kësaj Gjykate. Është bërë emërimi i gjyqtarëve, prokurorëve, janë akredituar avokatët e specializuar”, përfundon ai, njofton Klan Kosova.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme