Sot në Kosovë po qëndron presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Me këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për mbylljen e disa segmenteve rrugore.
Bëhet e ditur se kjo do të bëhet për shkak të lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës së vizitës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta) dhe në afërsi të objekteve shtetërore, ku do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”,