Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka dhënë opinionin e saj për vizitën e Kancelarit gjerman në Kosovë, Olaf Scholz.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se kjo vizitë jep një mesazh të dyfishtë për rajonin, shkruan lajmi.net.
Sipas saj, njëri mesazh është se Kosova është rreshtuar në anën e drejt në zhvillimet e fundit gjeopolitike, teksa i dyti është se QUINT-i e Gjermania po i përcjellin me vëmendje të shtuar sinjalet e rrezikut që sipas saj po vijnë nga përfaqësuesit e Rusisië në Ballkan.
Postimi i plotë:
Vizita e Kancelarit Gjerman Scholz sot në Kosovë jep mesazh të dyfishtë për rajonin:
Kosova është rreshtuar në anën e drejt në zhvillimet e fundit gjeopolitike;
Gjermania (lexo: Kuinti) po i përcjellin me vëmendje të shtuar sinjalet e rrezikut që po vijnë nga përfaqësuesit e Rusisë në Ballkanin Perëndimor Vuçiqi e Dodiku.