Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se në mesnatë, rreth orës 00:05, policia në Suharekë deri sa ishte në patrullim në qytetet ka ndalur një automjet kombi, vozitësi G.M i cili ishte duke e drejtuar ketë automjet ka deklaruar para zyrtarëve te policisë se nuk posedon fare dokumente për veti dhe për automjetin te cilin e drejtonte ai.
Tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një thikë me gjatësi 29 cm të cilën e kishte në brez i dyshuari, njofton Klan Kosova.
Policia ka njoftuar se gjatë bisedës qe është zhvilluar me të dyshuarin, i njëjti ka pranuar se automjetin kombi me targa 01-490-GJ e kishte vjedhur në Prishtinë te Tregu i Gjelbër diku rreth orës 21:00.
Në lidhje me rast është njoftuar Prokurori i Shtetit ku i dyshuari është ndalur në Qendrën e Ndalimit për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e stacionit policor.