Vjedh një veturë në Prizren, dënohet me një vit burg dhe 500 euro gjobë

Prishtinë | 10 Qer 2019 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale A.K. nga Prizreni, për shkak të veprës penale vjedhje e rëndë.

Të akuzuarin me iniciale A.K.nga Prizreni,për veprën penale si në dispozitivin e kësaj aktakuze,gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një ) viti, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500,00 (pesëqind ) euro,

Me datën 10.12.2014, rreth orës 13.00, në Prizren, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër, në bashkëkryerje, shfrytëzon momentin e volitshëm, në atë mënyrë që me forcë dhe me mjetë të fortë hapin veturën e të dëmtuarit me iniciale E.H. ku nga aty marrin sende me vlerë, dhe më pas largohen nga vendi i ngjarjes, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkaktojnë dëm material.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme