Vjedhja në prokurorinë e Durrësit, policia ndalon dy të dyshuar

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 09:07 | Nga

Mbrëmjen e të mërkurës në prokurorinë e Durrësit u kryer një akt i paprecedentë, disa persona arritën të hynin në ndërtesë e të vidhnin disa dosje të rëndësishme të prokurorit Afrim Shehu, personi i cili po heton rastin e abuzimit të pronave në Ishëm.

Por këtë të premte, policia e qytetit ka arritur të ndalojë dy të dyshuar si personat përgjegjës për vjedhjen. Të ndaluarit, ende pa një identitet të zbardhur nga ana e autoriteteve, mësohen se vijnë nga Durrësi dhe Sukthi.

NJOFTIMI I POLICISË

Më date 24.05.2018 në orën 06:30 nga ana e punonjësve të prokurorisë se rrethit Gjyqësor Durrës është konstatuar se në ambientet e prokurorisë, persona të paidentifikuar, me sende të forta kanë hapur derën e Zyrës së Serverit ku kanë dëmtuar dhe marrë pajisje elektronike që regjistrojnë kamerat e sigurisë, etj. Po kështu është konstatuar se këta persona kanë hapur me forcë edhe zyrën e një prokurori dhe një zyrë të oficerëve të policisë gjyqësore. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të natës ku Godina e Prokurorisë ruhej nga punonjësit e Policisë Private.

Lidhur me rastin është regjistruar procedimi penal për nenet 293/c/2 dhe 313/a dhe 333/a dhe 334 i Kodit Penal dhe po kryhen veprime intensive nga grupi hetimor ne lidhje me përcaktimin e faktit dhe identifikimin e autorëve të veprës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme