Ankuesi ka raportuar se në persona të panjohur i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para dhe disa ora të dorës.
Prokurori kujdestar ka urdhëruar nisjen e hetimeve.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme të të hollave dhe disa ora dore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdher të tij rasti vazhdon ne procedure hetimore”, thuhet në raportin e 24 orësh të Policisë.