Vjedhje te rënda në Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri për 24 orë

Prishtinë | 18 Jan 2024 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet për tri vjedhje të rënda në tre qytete të Kosovës. Një vjedhje ka ndodhur në rrugën “Laura Shamani” në Prishtinë, hajnat kanë marrë para e stoli ari.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.”, thuhet në raportin e policisë.

Vjedhja tjetër ka ndodhur në rrugën “Drenica” në Ferizaj, ku persona të panjohur nga shtëpia e një qytetari që ndodhet jashtë vendit, kanë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull i cili ndodhet jashtë vendit, me ç’rast janë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në qytetin e Vushtrrisë, raportohet se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e një qytetari dhe nga aty janë vjedhur një armë me fishekë, stoli ari dhe para të gatshme.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh”, ka shkruar Policia e Kosovës në raportin ditor.

Të trija rastet po hetohen nga Policia e Kosovës.

Të ngjashme