Gigi Hadid tani po që është një Barbie, prej vërteti!
Kompania e famshme e kukullave krijoi kukullën Barbie identike me modelen 21- vjeçare në nder të kapsulës së dytë të koleksionit me Tommy Hilfiger, e cila lancohet sot në Los Angeles. Në instagramin e “Barbie”-t, Gigi dhe Barbie (origjinalja) shfaqen duke patinuar në bregdetin e Kalifornisë, aty ku ku të zhvillohet edhe sfilata.
Të kombinuara me bluza nën logon e Tommy Hilfiger të viteve ’90 dhe xhinse të shkurtra, Gigi dhe shoqja e saj më e re duken më rrezëllitëse se kurrë. Brand-i realizoi të njëjtën gjë edhe në shtator të vitit që shkoi për bashkëpunimin e parë të Tommy-t dhe Gigit, ku Barbie-Gigi pozoi me veshje të koleksionit të dimrit nga tommy Hilfiger.
Një koleksion në miniaturë në vendin ku u zhvillua edhe sfilata. As kjo nuk është hera e parë që Gigi formësohet në një kukull. Ajo erdhi në variantin Barbie Doll bashkë me të motrën e saj, Bellan, në dhjetor të këtij viti me rastin e pjesëmarrjes për herë të parë në shfaqjen e sfilatës së Victoria-s Secret.