Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë bërë prindër për herë të parë.
Ish ylli i One Direction, njoftoi lindjen e vajzës në një post prekës, duke e quajtur atë një dhuratë të çmuar, të shëndetshme dhe shumë të bukur.
‘Vajza jonë është këtu, e shëndetshme dhe e bukur’ shkruajti këngëtari 27-vjeçar me një foto bardh e zi të dorës së tij, duke mbajtur dorën e vockël të vajzës.
‘Të provosh të shprehësh me fjalë se si po ndihem tani do të ishte e pamundur. Dashuria që ndiej për të është përtej asaj që mund ta shpreh. Jam mirënjohës që e njoha dhe shumë krenar që mund ta quaj vajza ime. Jam falenderues për jetën që do të kemi së bashku“.
Menjëherë më pas edhe Gigi ndau mesazhin e saj, duke shkruar: ‘Vajza jonë u bashkua me ne këtë fundjavë dhe ajo tashmë ka ndryshuar botën tonë. Aq shumë e dua”.
Pas lajmit të bukur që dhanë çifti i njohur, vërshuan komente të shumta në Instagram nga miqtë, familja dhe fansat e tyre për të uruar jetën e re.
Edhe babai i Gigit, Mohamed ndau një koment të ëmbël në postimin e saj, duke shkruar: “Urime .. Zemra e Jidos të përket ty… vajzë.
Fjala “Jido” në gjuhën arabe ka kuptimin gjysh.
Komente dhe urime pa fund u pranuan edhe nga yje të tjerë të njohur./tvklan.al