Zayn Malik e ka lansuar videoprojektin e ri muzikor

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i cili para pak ditësh u bë baba për herë të parë, Zayn Malik, siç duket ka vendosur ta shënojë këtë moment emocionues në jetën e tij me një këngë romantike.

Malik tashmë e ka publikuar në platformën YouTube këngën “Better” të shoqëruar bashkë me videoklip, transmeton Koha.

Duke qenë se këngëtari kishte zgjedhur ta lansojë këtë projekt pak orë pas publikimit të lajmit se, ai dhe Gigi Hadid janë bërë prindër të një vajze, fansat tashmë kanë filluar të spekulojnë nëse kënga e bashkëshkruar nga Malik, është dedikim ndaj të dashurës së tij modele.

Lajmin për lindjen e vajzës çifti e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale, duke mos ndarë detaje shtesë rreth foshnjës apo emrit të saj.

Hadid e konfirmoi lajmin se është shtatzënë me ish-anëtarin e grupit “One Direction”, në prill të këtij viti gjatë një intervistë për shoun “The Tonight Show Starrin Jimmy Fallon”.

Hadid dhe Malik e filluan lidhjen romantike në vitin 2015, dhe pavarësisht se janë ndarë dhe bashkuar disa herë ata gjithmonë janë konsideruar një prej çifteve më të përfolura të showbizit.

Dyshja ishte shfaqur së bashku në videoklipin e këngës “Pillowtalk” të Malikut të publikuar në vitin 2016, dhe mbi qilimin e kuq të ngjarjes glamuroze “Met Gala” e cila mbahet në New York, por në vitin 2018 e bënë të ditur lajmin se janë ndarë. Megjithatë në janar të këtij viti, çifti kishte vendosur të ribashkohej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme