“Vjeshta 2017” arreston pesë persona, kapen edhe armë

Prishtinë | 07 Nën 2017 | 14:06 | Nga

Policia e Kosovës duke filluar nga 03 nëntori ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Implementimi i planit operacional i quajtur ,,Vjeshta 2017’’, ka rezultuar kontrollin e 30 lokacioneve të ndryshme, ku katër prej tyre janë mbyllur nga inspektorët komunal si dhe janë shqiptuar gjoba për mungesë të arkave fiskale, mungesë të dokumenteve të punës etj.

Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar pesë persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit, raste këto të administruara në nivel lokal policor, perderisa janë konfiskuar dy revole, tre karikator, municione, thika ushtarake dhe një qese e vogël me narkotik e dyshuar e llojit marihuanë.

Raportohet se në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe 212 femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku 123 prej tyre ishin shtetase të Shqipërisë, 1 e Malit të Zi, 2 të Maqedonisë dhe 86 nga Kosova.

Siç bën të ditur policia, të gjitha shtetaset e huaja në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila është në proces të administrimit të lëndeve në fjalë.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme