Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se beteja e Koshares nuk është thjeshtë një kapitull i luftës në Kosovë, por ka krijuar një datë historike për brezat që vijnë, për t`u shndërruar në rrëfimin më autentik të përpjekjes heroike për lirinë e vendit.
Sipas saj, rënia e 114 heronjve në krye me strategët Agim Ramadani e Sali Çekaj, 21 vjet më parë ishte kumt për lirinë e Kosovës.
“Heroizmi i tyre ishte triumf i gjithë popullit të Kosovës. Përulje dhe respekt për të gjitha ata që ranë për lirinë e vendit”.