Vjosa Osmani falënderon aktivistët në Istog: Është vetëm fillimi

Prishtinë | 10 Qer 2026 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me veprimtarë dhe aktivistë të partisë në Istog, ku i ka falënderuar për angazhimin e tyre gjatë fushatës dhe për kontributin në arritjen e fitores.

Përmes një postimi publik, Osmani ka theksuar se suksesi i arritur është vetëm hapi i parë drejt synimeve të ardhshme politike.

“Është vetëm fillimi! Është vetëm hapi i parë!”, ka shkruar ajo, duke vlerësuar punën e strukturave lokale të partisë.

Sipas Osmanit, aktivistët dhe veprimtarët në Istog, të udhëhequr nga kryetari Ilir Ferati, janë angazhuar me përkushtim të plotë dhe pa kursyer asgjë për arritjen e rezultateve të dëshiruara.

Ajo ka theksuar se puna e bërë “me gjithë zemër” është modeli që duhet të ndiqet edhe në komunat e tjera, duke shtuar se vetëm përmes angazhimit dhe përkushtimit arrihen fitoret.

“Kështu punohet, kështu fitohet. Kështu do të vazhdojmë kudo”, ka deklaruar Osmani.

Të ngjashme