Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka fituar çmimin Sheth International Awards.
Ajo është shpërblyer për punën e saj në promovimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut.“Studentja e Shkollës së Drejtësisë, Vjosa Osmani ka arritur sukses në një moshë të re dhe të njëjtën gjë e ka bërë duke punuar në një botë të politikës tradicionalisht mashkullore në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Pittsburghut.
Më tej thuhet se Osmani është gruaja që ka marrë më së shumti vota në historinë e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.Sheth International Award është themeluar në vitin 2012.
Ky çmim u jepet njerëzve që kanë dhënë kontribute në komunitetin ndërkombëtar përmes arritjeve profesionale dhe ndikimit shoqëror.