Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar një video të Forcës së Sigurisë së Kosovës në rrjetin social Facebook.
Krahas videos ajo tha se FSK është krenari dhe fuqi që garanton lirinë.
“E fortë. Profesionale. Aleate e besueshme. E pathyeshme. Forca e Sigurisë së Kosovës, krenaria jonë, mburoja e atdheut, fuqia që garanton lirinë!”, ka shkruar ajo.