Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani, i ka ftuar të gjithë qytetarët që më 6 tetor të dalin të gjithë për të votuar.
Osmani këtë thirrje e ka bërë përmes një videoje të shkurtër të postuar në llogarinë e saj në Facebook.
“Jemi një votë larg nga ndryshimi i madh. Dhe, ky ndryshim varet nga vota jote. Prandaj, më 6 tetor mos rri në shtëpi – dil dhe voto. Beso”, thotë në fund të videos mobilizuese kandidatja e LDK-së për kryeministre.