Vjosa Osmani i bashkohet marshit “Drejtësi, jo politikë”

Prishtinë | 17 Shk 2026 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është bashkuar marshit “Drejtësi, jo politikë”, raporton Ekonomia Online.

Ajo është përkrah djalit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, Endritit.

Në masë ajo hyri bashkë me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.

E në marsh shumë qytetarë janë bashkuar e në duar po mbajnë pankartën “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Liri në emër të popullit”.

Një numër i madh i njerëzve janë mbledhur në sheshet e Prishtinës, ndonëse ndalimi është në sheshin “Skënderbeu”, por fundi nuk iu shihet dot.

Të ngjashme