Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë një koment mbi nismën e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për krijimin e një platforme për bashkimin e spektrit politik për pesë tema me interes kombëtar.
“Një koalicion me 52 vota nuk mund të gjejë zgjidhje as për tema të vogla e lëre më të krijojë konsensus për tema të mëdha”, ka thënë Osmani përmes Facebook, përcjell Klan Kosova.
“E vetmja gjë në të cilën janë treguar shumë të zhdërvjelltë është krijimi i krizave”.