Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka lajmëruar se është hapur një faqe e paautorizuar në emrin e saj, dhe po keqpërdor emrin e saj.
Osmani në një postim në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se faqja me emrin “Vjosa Osmani Kryetare e re e LDK”, e cila ka bërë ftesë për protestë para selisë së LDK-së, nuk është në menaxhimin e saj.
Ajo ka ftuar anëtarët e LDK-së të mos bien pre e këtyre keqpërdorimeve.