Vjosa Osmani nuk do të merrte votat për presidente po të ishte Mustafa në krye të LDK-së

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 23:22 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se po të ishte në krye të LDK-së nuk do ta kishte mbështetur Vjosa Osmanin që të bëhej presidente.

“Unë nuk do ta kisha mbështetur të bëhet fare, sepse po të isha unë LDK nuk do t’ia kisha dhënë përkrahjen që Vjosa Osmani të bëhet presidente. Oa kanë dhënë ata që kanë ardhur pas meje dhe unë asnjë rast nuk kam dalë publikisht të them se e kundërshtoj ose të ushtroj ndikim sepse po të kisha dashur të ushtroj ndikim unë e kisha shtyrë mandatin tim si kryetar i LDK-së derisa ajo çështje ishte vendosur në Kuvend”, është shprehur ai.

Ish i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa gjatë intervistës në emisionin “Respublika” në Tëvë1 tha se mbetet të shihet nëse Osmani do të rizgjedhet presidente.

“Unë e kam pranuar një rezultat të themi i cili ka qenë shumë i ultë shumë i keq për LDK-në i cili ka qenë totalisht i pa pritur sepse nuk na ka dhënë sinjale të tilla asnjë sondazh i opinionit asnjë degë e jona asnjë anëtar LDK-së dhe çdo gjë është bërë në hije dhe unë kam qenë i pakënaqur edhe me atë që janë bërë gjërat në hije të cilat vetë nuk i kam parë dhe nuk më kanë informuar prandaj mbetet që vullnetin se a do të mbetet ajo edhe një mandat apo jo ta tregojnë subjektet politike që janë ose do të jenë në kuvend në momentin kur vendoset”, ka thënë Mustafa në Tëvë1.

Të ngjashme