Vjosa Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin e Grave Lidere në Politikë

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 09:15 | Nga

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka treguar se ka udhëtuar për në Lituani ku do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë.

“Është kënaqësi që me ftesë të Parlamentit të Lituanisë dhe organizatës ËPL të përfaqësojë Kuvendin e Kosovës në Samitin Global të Grave Lidere në Politikë (Women Political Leaders Global Summit)”, ka shkruar Osmani përmes Facebook.

“Gjatë këtyre dy ditëve do të diskutojmë për rritjen e rolit të Parlamenteve në arritjen e barazisë gjinore, rolin e grave në çështje të paqes e sigurisë, fuqizimin politik dhe ekonomik të grave dhe shumë tema të tjera”.

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 1 person, indoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme