Vjosa Osmani: Qeveria e LDK-së do të garantojë siguri në ushqim dhe ndihmë për prodhimet vendore

Prishtinë | 08 Sht 2019 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani, ka vizituar sot fermën dhe qumështoren “EuroLona”, në Fushë Kosovë.

“Sot, qytetarët tanë konsumojnë produkte të importit për të cilat askush nuk garanton për cilësi dhe as siguri. Ne jemi të bindur se prodhimet tona vendore janë shumë cilësore dhe do të kemi programe të veçanta që do të garantojnë cilësinë dhe sigurinë në ushqim, gjë që do të ndikojë drejtëpërdrejt edhe në eliminimin e konkurrencës jo të drejtë”, ka thënë kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani.

Vizita e sotme shërbeu për të dëgjuar mbi sfidat e shumta me të cilat përballet ky sektor dhe për të dhënë zotimet e LDK-së dhe Dr. Vjosa Osmanit për përkrahje të drejtëpërdrejt që ndikon në promovimin e prodhimeve vendore. Dr. Osmani theksoi se “subvencionet do të rriten për 100 milion Euro dhe dhënia e tyre do të koordinohet me komuna. Do të hiqet akciza e naftës për bujqësi dhe do të bëhen sigurimet bujqësore. Do të eliminojmë pengesat procedurale dhe do të sigurohemi që nëpërmjet masave në fushën e sundimit të ligjit të krijojmë parashikueshmëri juridike për bizneset.”

LDK është partia me programin me të mirë në përkrahje të sektorit privat dhe ky program do të jetësohet.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme