Presidentja Vjosa Osmani ka folur rreth samitit të procesit të Brdo-Brijunit, gjersa shtoi se në këto takime me liderët e Ballkanit Perëndimor, kanë theksuar se e ardhmja e rajonit është anëtarësimi në Bashkim Evropian dhe në NATO.
Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook tha se Republika e Kosovës është projekt i përhershëm dhe pjesëmarrja jonë në nisma rajonale dhe ndërkombëtare bazohet çdoherë në trajtimin e barabartë me shtetet pjesëmarrëse.
“Pata diskutime të frytshme bilaterale me Presidentin Millanoviq të Kroacisë, Presidentin Gjukanoviq të Malit të Zi, Presidentin Pendarovski të Maqedonisë së Veriut dhe Presidentin Meta të Shqipërisë”, shkroi ajo.