Kryetarja e degës së VV-së në presidencë, Vjosa Osmani, ashtu siç e shpallëm gjatë zgjedhjeve, po kryen me përpikmëri urdhërat e liderit të saj, Albin Kurtit.
Për herë të parë në historinë e Kosovës, pas zgjedhjeve më të rregullta dhe demokratike, po shkarkohet një drejtues i KQZ-së nga presidenca.
Shkarkimi i tillë është politik. Qëllimi i tij është kapja e institucionit që organizon zgjedhjet rrjedhimisht cënimi i demokracisë.
Modeli i ndjekur sot është modeli tipik popullist që është zbatuar thuajse njësoj, kudo ku popullizmi ka fituar ndaj demokracisë.