Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet që të vizitojë Serbinë.
Vizita e Putin në Serbi është paralajmëruar se do të zhvillohet në tetor apo nëntor.
Kësisoj ka deklaruar ambasadori rus në Serbi, Alexander Chepurin, transmeton Indeksonline.
Ai tha se para vizitës së Putinit në Beograd, qindra përfaqësues të autoriteteve ruse dhe biznesmenë nga Rusia do të mbërrijnë në Serbi.
“Do të jetë një vizitë e veçantë e Putinit në Serbi dhe unë mendoj se do të jetë një takim i rëndësishëm që do të përcaktojë planet për vitet e ardhshme”, ka thënë Chepurin.