Kur vëzhguesit e Rusisë, shohin Vladimir Putin, që ngjitet në një kamion dhe e nget atë përgjatë një ure të sapoinauguruar, skena mund t’iu ngjasojë si një deja vu.
Ngjarja e një kamioni mbi një urë që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Ukraina në 2014, nuk ishte hera e parë që presidenti i rusisë është përpjekur të shfaqet sa më rinor, një lider i gjithanshëm.
Ai ka drejtuar avionë, është ngjitur në faqe të rrëpirta mali, ka drejtuar tanke, bërë xhiro me një motoçikletë me tre rrota, ka ngarë një mjet bore, ka drejtuar një skaf të fuqishëm, i veshur me rroba kamuflazhi dhe ndoshta më e famshmja, është fotografuar ndërsa kalëron, pa bluzë veshur.
Po ashtu, putin ka ndihmuar në gjurmimin e arinjve, është fiksuar në imazhe teksa peshkon dhe bën palestër me Dimitry Medvedev. Por, jo të gjitha këto kanë pasur si qëllim ta paraqisnin atë si një person i fortë; ai, dikur, bëri edhe një udhëtim 2 mijë kilometra të gjatë nëpër Siberi, në bordin e një Lada Kalina me ngjyrë të gjelbër, në përpjekje për të promovuar industrinë ruse të makinave dhe ndoshta edhe për të rritur mbështetjen për të.