Vlera e tregut të aksioneve të Applet është rritur për herë të parë në tre trilionë dollarë, raportoi të dielën Reuters.
Kjo rritje ndodhi për shkak të shenjave të përmirësimit të inflacionit dhe bastet se prodhuesi i iPhonet do të zgjerohet me sukses në tregje të reja.
Aksionet e kompanisë më të vlefshme në botë janë rritur me 2.3 për qind në 193.97 dollarë, duke i dhënë asaj një kapitalizim tregu prej 3.05 trilionë dollarësh, kanë treguar të dhënat e Refinitiv.
Apple është rritur me 49 për qind deri më tani në vitin 2023 në një grumbullim nga disa prej kompanive më të vlefshme të Wall Street.
Raporti më i fundit tremujor i Apple në maj tregoi se të ardhurat dhe fitimet kanë rënë, por megjithatë i mposhtën pritjet e analistëve.
Pika historike prej 3 trilion dollarësh e Apple pason lansimin më 5 qershor të kufjeve me “realitet të përzier”.