Kriptovalutat e vjedhura nga bursat dhe investitorët u shtuan me 400 për qind gjatë vitit 2018 për të arritur në total prej 1.7 miliard dollarësh.
Sipas një raporti të CipherTrace nga kjo vlerë, 950 milionë dollarë u vodhën nga bursat e kriptovalutave dhe portofolët, 725 milionë dollarë u vodhën prej investitorëve dhe përdoruesve të bursave, kurse nga mashtrimet u vodhën vetëm 56 milionë dollarë.
Në vitin 2017 vlera e vjedhur ishte 266 milionë dollarë.
Koreja e Jugut dhe Japonia ishin vendet me numrin më të lartë të bursave të vjedhura ose apo 58 për qind të totalit.
Këto vjedhje i befasuan shumë vëzhgues të cilët nuk e prisnin diçka të tillë nga një vit ku kriptovalutat ranë ndjeshëm.
Në janar të 2019-së vlera e kombinuar e 2,100 kriptovalutave është 113 miliardë dollarë apo 80 për qind më pak sesa viti paraprak.