Vlera e sigurimeve arrin në 18.4 milionë euro

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 08:50 | Nga

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka njoftuar se sektori i sigurimeve u karakterizua me rritje të profitit në mars 2017 kundrejt periudhës së njëjtë të vitit paraprak.

“Të hyrat neto të sektorit të sigurimeve në mars 2017 arritën vlerën prej 18.4 milionë euro, përderisa shpenzimet shënuan rënie në në 8.9 milionë euro. Rënia e shpenzimeve u reflektua në rritjen e profitit të regjistruar nga sektori i sigurimeve në 912.1 mijë euro në TM1 2017, nga profiti prej 498.7 milionë euro i realizuar në periudhën e njëjtë të vitit”, thuhet në raportin e BQK-së, për Vlerësimin Tremujor të Ekonomisë, raporton RTKlive.

Sipas raportit rritja e profitit kryesisht i atribuohet rritjes së shënuar në kuadër të sigurimit ‘jo-jetë’ me fitim prej 808.0 mijë euro, përderisa performanca pozitive financiare e sigurimit ‘jetë’ ishte 104.1 mijë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme