Vlerësohen mahnitëse rezultatet e vaksinës së “AstraZenecas” kundër Covid-19

Prishtinë | 03 Shk 2021 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Rezultatet që tregojnë se vaksina Oxford-AstraZenenca mund të zvogëlojë përhapjen e koronavirusit janë vlerësuar si “absolutisht të shkëlqyera” nga sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock.

Hancock ka thënë se studimi tregon se “vaksinat janë mënyra e vetme për të dalë nga kjo pandemi”.

Është hera e parë që një vaksinë dëshmohet se zvogëlon transmetimin e virusit, shkruan BBC.

Britania e Madhe e cila është një nga vendet më të goditura nga COVID-19, deri tani ka vaksinuar me dozat e para 9.6 milionë njerëz.

Rezultatet e studimit, të cilat nuk janë shfaqur ende zyrtarisht, sugjerojnë që vaksina mund të ketë një efekt “thelbësor” në transmetimin e virusit.

Kjo do të thotë që vaksina mund të ketë një ndikim më të madh në ‘zhdukjen’ e pandemisë, pasi çdo person që vaksinohet do të mbrojë indirekt edhe njerëzit e tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme