Katy Perry ka pranuar komente pozitive për performancën e mbrëmshme.
Të mërkurën u bë inaugurimi i presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, shkruan lajmi.net.
Në inaugurimin e Biden morën pjesë edhe emra të njohur, përfshirë Lady Gaga, Jennifer Lopez, Katy Perry, Tom Hanks, e të tjerë.
Katy Perry perofrmoi në kohën kur u bë ndezja e fishekzjarreve pas hyjres së Biden në Shtëpinë e Bardhë.
Artistja dhuroi performancë madhështore teksa interpretoi këngën “Fireworks”, ndërsa u vlerësua lart për këtë performancë.
Katy mori komente të panumërta, ku si fansat ashtu edhe artistët, e vlerësuan me nota pozitive interpretimin e saj.