Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë ka pranuar sot një mirënjohje nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë për Agjencinë.
Mirënjohja i është ndarë Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës 2 (PATP2) në kuadër të UNDP-së, për kontributin dhe përpjekjet e vazhdueshme në përkrahje të Agjencisë, në ofrimin e mbështetjes teknike për të ofruar shërbimet e trajnimit dhe punësmit dhe në zbatim të suksesshëm të objektivave, gjatë vitit 2020 dhe përballjes me pandeminë COVID 19.
UNDP, nëpërmjet Projektit për Programet Aktive të Tregut të Punës 2(PATP2) po mbështet në vazhdimësi punëkërkuesit në Kosovë, ku mbështetja është rritur posaçërisht gjatë përballjes me pandemi sidomos nëpërmjet zbatimit të Programit të Subvencionimit të Pagës, Trajnimit në Punë, Praktikës në Punë dhe Programit të Vetëpunësimit.
Veçmas kësaj, UNDP ka ofruar mbështetje edhe për institucionet e punësimit në vend, në implementim të sukseshëm të masave aktive të tregut të punës, duke u përshtatur me situatën pandemike por edhe në ofrimin e pajisjeve mbrojtëse kundër COVID-19 dhe pajisjeve tjera të nevojshme për stafin gjatë ofrimit të shërbimeve të punësimit dhe trajnimit.