“Vlerësojeni ju vet…”, Murseli pyetet nga prokurorja nëse i duket logjike që hajni kaloi ka Liridona

Prishtinë | 11 Shk 2026 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Murseli e ka dhënë versionin e tij, duke e cilësuar rastin si grabitje, shkruan Insajderi.

“Papritmas del një person i maskuar në mes të rrugës, personi ishte përballë meje në rrugë dhe i kam çu duart. Ka ardhë te dritarja e Liridonës dhe aty ia kam dhënë paratë. Kam dalë nga vetura, kanë dalë edhe fëmijët, telefonin e kam lënë sipër veturës.”

Prokurorja: A po të duket logjike me kalu hajni te Liridona?

Përgjigja e Naim Murselit ishte: Vlerësoni vetë.

Po ashtu, prokuroria bëri të ditur se ditën e vrasjes, Murseli e ka telefonuar tri herë Granit Pllanën. Një telefonatë është realizuar rreth orës 09:00, tjetra në orën 09:21 dhe një tjetër në orën 10:35. Sipas të dhënave të paraqitura, këto kanë qenë thirrje të humbura.

Para gjykatës, Naim Murseli shpjegoi arsyet e komunikimeve telefonike me Granitin dhe Kushtrimin.

“Unë atë ditë jam takuar me Granitin. Kushtrimi dhe Graniti një ditë më herët kishin pasur një problem mes vete. E kam thirrur Granitin, por nuk m’u përgjigj. Kushtrimi më tha: shko në filan vend, se është Graniti aty. Kushtrimit i ishte prishur vetura. Ai tha po shkoj ta rregulloj veturën dhe shihemi më vonë. Kjo ka qenë arsyeja e bisedave,” deklaroi Murseli.

Të ngjashme