Ambasadori i Kosovës në Republikën e Çekisë, Arbër Vllahiu, ka takuar ish-Sekretarën e Shtetit Amerikan, Madeline Albright e cila ka kontribuar shumë në çlirimin e Kosovës.
Ky takim është realizuar në Ambasadën e Kosovës në Pragë.
Sipas njoftimit të diplomatit kosovar, ajo shumë shpejtë mund të realizojë një vizitë në Kosovë, duke shprehur kënaqësinë se Ambasada e Kosovës në Çeki ndan ambientet e punës me Ambasadën Amerikane.
Ndër të tjera Vllahiu shkroi:
“Krenarë me miken e Kosovës dhe të nderuar për ngrohtësinë dhe përkrahjen e saj”.