Albright: Kosova është vend i pavarur, prandaj meriton të njihet

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 10:00 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-sekretarja e ShBA-së, Madeline Albright tha se Kosova është vend i pavarur, prandaj meriton të njihet, raporton Ekonomia Online

Albright pasi u dekorua nga presidenti Hashim Thaçi me “Urdhrin e Lirisë”, shtoi se asgjë nuk e gëzon më shumë se sa ardhja në Kosovë, edhe pse e pranoi se ka dëshirë të marrë çmime.

Ajo ka kujtuar kohën kur 20 vjet më parë populli i Kosovës ishte falënderues për shtetit që ajo përfaqësonte.

Madje kujtoi edhe brohoritma e njerëzve me thënien e famshme “Thank you USA”, duke shtuar se kanë marrë vendimin e duhur për intervenim.

“Kam dëshirë të marr çmime, por asgjë nuk më gëzon më shumë se sa që të jem pjesë e Kosovës. Jam krenare e gjithçka që keni bërë ju dhe ne për ti arritur këto gjëra”.

“Nuk do harroj kurrë vitet e luftës, njerëz që brohorisnin ‘ Thank you USA’. Mendoj që ShBA ka bërë gjënë e duhur. Jam e nderuar të jem këtu me ju”.

“Kosova është vend i pavarur prandaj meriton të njihet”.

Albright do të marrë pjesë në shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Për të shënuar këtë ditë, në Kosovë po qëndron edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe shumë personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.

Nga ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu” do të mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa nga ora 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër American School of Kosova, për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin “Bill Clinton”, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

EkonomiaOnline

🔴DREJTPËRDREJT – Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-sekretarja e ShBA-së, Madeline Albright deklarohen për medie pas takimit

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 12. Juni 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme