Arbër Vllahiu, kandidat për kryetar të Prishtinës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vizituar tregun me shumicë, ku ka dëgjuar hallet e shitësve.
Me këtë rast, ai ka thënë se gjendja është e tillë sepse kryetarit aktual të kryeqytetit i ka munguar vullnet për të zgjidhur problemet me Agjencinë Kosovare të Pronës.
“Dështimet në Prishtinë në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarin sikur janë bërë vlera të qeverive komunale. Tregjet në Prishtinë janë në gjendje të mjerueshme siç është tregu i madh i qytetit. Një gjendje e paqartë pronësore, probleme me infrastrukturën. Zgjidhje për këto çështje, përfshirë edhe përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës. Infrastrukturë më të mirë, vend parkingje. Rehabilitim të plotë të tregut në Prishtinë. Revitalizim të tregjeve në gjithë qytetin, shtrirje të tregjeve të reja posaçërisht ndërtimin e një tregu për prodhuesit vendor mbi Kodrën e Trimave për të lidhur zonat e Gollakut dhe fshatrat e tjera të Prishtinës”
Treg me shumicë në Kodrën e Trimave, infrastrukturë për shitësit dhe ndihmë të vazhdueshme për ta, ka premtuar Vllahiu.
Në shoqëri të bartësit të listës, Gent Begolli, ai premtoi infrastrukturë të denjë për tregun, ndihmë për prodhuesit vendas, dhe një treg me shumicë në “Kodrën e Trimave”.