Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, sot ka vizituar lagjen Kolovicë, ku ka folur me banorët dhe bizneset lidhur me problemet qe ata i hasin çdo ditë.
Arbër Vllahiu tha se që në ditët e para të qeverisjes së tij do të bëjë një analizë të thukët të punëve që janë bërë në kryeqytet dhe atyre që nuk janë bërë.
Ai tha se në programin e tij qeverisës ka projektet të cilat japin zgjidhje të këtyre problemeve, raporton Ekonomia Online.
Vllahiu theksoi se qeverisja aktuale është kujdesur vetëm për lagjet të cilat i ka militantët e saj, ndërsa ka lënë anash shumë lagje të Prishtinës.