Në vazhdën e tubimeve elektorale, kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu u premtoi zjarrfikësve që brenda pak muajsh në krye të Prishtinës do t’i zgjidhë problemet e zjarrfikësve.
“Kemi edhe probleme me të drejtën e qasjes tuaj në secilin objekt. Zgjidhja për ju do të jetë ajo që bashkë me ju do ta zgjidhim. Ju e dini më mirë se në cilën pjesë duhet të jetë e shtrirë njësia e zjarrfikësve dhe këto janë çështje që duhet të zgjidhen. Disa prej komuniteteve apo profesione e do të ndihmohen më shumë”, tha Vllahiu, raporton EkonomiaOnline.
Vllahiu u premtoi zjarrfikësve, lehtësime në punë dhe qasje më të lehtë në kryeqytet.
“Unë do të vendos një rregull që në tavolinë duhet të jenë të përfshirë të gjithë aktorët për të gjitha çështjet përmes bisedave të rregullta që do të bëjmë. Vendimet do të jenë me secilin prej jush. Uroj që ju ta keni më të mirë jetën dhe më të lehtë. Bashkë mund ta bëjmë këtë qytet edhe më të mirë sesa që është sot”, tha ai.
Arbëri u premtoi atyre se çdo të shtunë do të bisedoj me qytetarët për ndërmarrjet dhe do të jenë në një tavolinë me ne ku do të drejtojmë komunën me ata që bëjnë punë në Prishtinë ne nuk jemi përjashtues tha ai.