Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, ka thënë se Kosova nuk ka pranuar ndonjë dokument ose notë verbale që Republika e Surinamit e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës. Ai tha se kjo është një “ndërskamcë” të shtetit serb.
Vllahiu ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është në përpjekje të vazhdueshme për të rënë në kontakt me zyrtarët e Surinamit që të sqarojnë pretendimet e Serbisë se ky shtet e ka tërhequr njohjen.
“Hapësira kohore nuk është e njëjtë me Surinamin, prandaj mund të jetë e vështirë të kontaktohet tash ky shtet. Megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje të vazhdueshme që ta sqarojmë këtë çështje. Por edhe një herë them se në Qeverinë e Kosovës nuk ka arritur asnjë dokument i tillë, me të cilin Surinami tërheqë njohjen”, ka thënë Vllahiu për RTK-në.