Vllahiu: Tregjet e Prishtinës do të revitalizohen

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 15:58 | Nga

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar Tregun e Gjelbër, në Prishtinë. Ai gjatë kësaj vizite ka premtuar se tregjet e Prishtinës do të rimëkëmben
Përmes një njoftimi në Facebook, Vllahiu është zotuar gjithashtu edhe se do të përkrah prodhuesit vendor.

Postimi i plotë i Arbër Vllahiut në Facebook:

“Tregjet e Prishtinës do të revitalizohen, të rimëkëmben, të krijohen mjedise të dinjitetshme të punës. Do të hapen tregje të reja në Prishtinë. Do të ndihmohen posaçërisht prodhuesit vendor, bujqit, do të ndihmohen edhe përmes uljes së taksave, krijimit të mundësive për prodhime bujqësore, sera. Do të garantohet prodhimi vendor në tregjet vendore. Ta afrojmë pjesën rurale me atë urbane. Ta njejtësojmë. Do të krijojmë fond të posaçëm zhvillimor për bujqësinë. Bizneset e vogla do të ndihmohen, do të lirohen nga taksat. Qytetari do të ketë qasje në të gjitha shërbimet. Me qytetarin e Prishtinës #PërPrishtinën e integruar dhe të zhvilluar. #50”

 

Të ngjashme