Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka vizituar lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Ai u njoftua për së afërmi me problemet e qytetarëve të kësaj lagjeje.
Tregtarët Vllahiut iu ankuan për gjendjen jo të mirë të vendit ku shesin produktet e tyre.
Ata thanë se shtyllat anti-parking të vendosura para hyrjes së tregut po i pengon ata që të zhvillojnë veprimtaritë e tyre.
“Problemet me tregun e Ulpianës, me parkingje, mungesa e hapësirave për rekreativitet ishin disa prej problemeve që Vllahiu tha se iu duhet zgjidhje”, tha Vllahiu, raporton EkonomiaOnline.
Ai u premtoi banorëve, se me ardhjen e tij në krye të komunës së Prishtinë, do t’ju bëhet zgjidhje.
“Problemet e Prishtinës mund të zgjidhen vetëm ne punë me punë 24 orësh për komunitetin”, tha ai.
Vllahiu pas një bashkëbisedimi me disa pensionistë, u kujdes që këtyre të fundit t’ju bashkëngjitet edhe në lojën e shahut.