Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e dytë rreth mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.
Arbër Vllahiu nga AAK-ja ka thënë se votimet e sotme i cilësojnë referendum për të ardhmen e Kosovës, “ andaj i ftojmë qytetarët e vendit të dalin në votime, sepse vota e tyre është determinuese për katër vitet e ardhshme”, raporton Ekonomia Online.
“Bëjmë thirrje që procesi të mos lëndohet përmes gjuhës së urrejtjes dhe shpifjeve. Shpresojmë që t’u mundësohet qytetarëve të Kosovës të votojnë të lirë dhe pa probleme”, tha Vllahiu.
“Vlerësimi ynë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve deri tani është se ato po zhvillohen në frymë konstruktive, të shtensionuar dhe në përputhje me normativen e paracaktuar zgjedhore. Sfidë e të gjithë neve mbetet që ky proces të përfundojë në këtë frymë dhe të mos mbetet asnjë qytetar pa votuar”, ka shtuar ai.
Ai ka theksuar se strukturat dhe elektorati i Aleancës në këtë proces zgjedhor janë të mobilizuara më mirë sesa në të gjitha zgjedhjet e deritashme.
“Kjo është garanc që në fund të ditës do ta prodhojë një rezultat që është edhe përtej pritjeve tona”, ka thënë ai.