Vllasaliu: Bashkëshortes nuk do t’ia falja moralin

Prishtinë | 03 Jan 2023 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur kosovar, Sinan Vllasaliu, ka bërë një koment të rrezikshëm seksist, duke thënë se nuk do t’ia falte kurrë bashkëshortes së tij cenimin e moralit.

Në një intervistë televizive në Ora News, Vllasaliu ka thënë se gjithçka tjetër mund të falet, vetëm shkelja e moralit jo.

“Kurrgja. Në raportet njerëzore, morali është mbi të gjitha. Jeta është plot me probleme, peripeci. Njerëzit që falin janë trimat më të mëdhej, vetëm morali nuk falet, gjërat e tjera…Nuk ka të pagabueshëm përveç Zotit të madh. Por morali nuk falet”, ka thënë ai.

Ju kujtojmë, se artisti ishte kritikuar edhe më heret nga aktivistët për të drejtat e grave, për tekstin e kangës së tij “Mos ia falni”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme