Në këtë seancë i akuzuari Avni Llumnica dhe i dëmtuari Azem Vllasi kanë hedhur akuza ndaj njërit-tjetrit.
E gjithë kjo përplasje ndodhi në seancën për rastin e njohur si “Syri i Popullit”.
Në fakt, ky do ishte vetëm njëri nga momentet e tensionuara të kësaj seance e cila u mbajt një muaj nga dështimi i seancës paraprake.
Në seancë, përveç Avni Llumnicës si i akuzuar u paraqit edhe Sadri Ramabaja ndaj të cilëve rëndojnë edhe akuzat për këtë rast.
Pos këtyre, pjesëmarrës ishin edhe dy dëshmitar, të cilët dëshmuan para trupit gjykues.
I pari që dëshmij ishte, Hekuran Mavriqi i cili u mor në pyetje edhe nga i dëmtuari edhe nga i akuzuari.
Me të përfunduar dëshmia e tij, radhën e kishte dëshmitari i dytë.
Berat Rustolli i cili është edhe nipi i të akuzuarit Avni Llumnica tregoi që ishte takuar me dajën e tij në ditën e ndodhjes së rastit.
E ky i fundit reagoj duke u shprehur që kanë tendencë të përçarjes në mes tyre.
Pas kësaj, trupi gjykues mori vendim të ftohen edhe dëshmitar të tjerë për të dëshmuar rreth këtij rasti.
E këtë vendim e kundërshtuan avokatët mbrojtës të të akuzuarve, ndërsa avokati i Avni Llumnicës, kërkoj që klienti i tij të lirohet nga paraburgimi.
Arsyen e lirimit, Naim Rudari e kërkoi pasi që klienti i tij ka më shumë se katër vite që qëndron në paraburgim, dhe se duhet të paraqitet në Zvicër për ta vazhduar lejën e qëndrimit.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokuroria, ndërsa trupi gjykues u shpreh që do të merret një vendim për këtë çështje pas mbarimit të seancës.
Me këto zhvillime u mbyll edhe seanca e kësaj të hëne, për të vazhduar më pas me datë 24 maj.