Vlora Çitaku: Arti dhe sporti po i sjellin shpresë shtetit tonë të ri

Prishtinë | 13 Shk 2017 | 08:05 | Nga

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku është shprehur e lumtur se filmi kosovar “Home” ka fituar çmimin si filmi më i mirë i shkurtër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA për vitin 2017.

“Shumë krenare për artistët e rinj të talentuar. Punë e mirë, Shpat Deda. Arti dhe sportet po i sjellin gëzime dhe shpresë shtetit tonë të ri. Këta janë ambasadorët më të mirë që mund të kishim kërkuar. Shumë krenare”, ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Facebook, njofton Klan Kosova.

Filmi kosovaro-anglez “Home” ka triumfuar duke lënë pas filmat Consumed, Mouth of Hell, Standby dhe The Party.

Ky film është prodhim mes Kosovës e Anglisë, me regji nga Daniel Mulloy, e ku një pjesë e mirë e ekipit filmik përbëhet nga emra shqiptarë si aktorja Arta Dobroshi, Shpat Deda, Zaki Ramadani, Eroll Bilibani, Mrinë Godanci, Elmedina Morina, Sally Campbell, Davud Karbassioun, Andrés des Rochers etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme