Ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, do të jetë zyrtarja e parë nga Kosova që do të shkojë në Izrael në një vizitë zyrtare.
Ajo këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku tha se është e ftuar si mysafir i Projektit të Ndërmjetësimit.
“Derisa do të udhëheq për të vizituar Izarelin përmes Komunitetit Hebraik Amerikan, si diplomatja e parë nga Kosova që është ftuar si mysafir, nuk mund të mos i kujtoj mesazhet e fuqishme të mbështetjes së Izraelit ndaj Kosovës në orët tona më të errëta”.
Ajo ka shpërndarë edhe një video të fjalimit të Benjamin Netanyahu kur kishte folur për Kosovën në vitin 1999.
Izraeli ende nuk e njeh Kosovën si shtet.