Nënkryetarët e PDK-së, Vlora Çitaku e Uran Ismaili mbajtën një konferencë për media lidhur me skandalin financiar në të cilin është përmendur ambasadori Martin Berishaj, për të cilin kërkuan që të shkarkohet nga kryeministri Kurti e Presidentja Osmani.
Në fund të konferencës nënkryetarja i pyeti gazetarët me shaka se a e patën të vështirë të arrijnë në zyrat e PDK-së, pasi kryetari i Prishtinës Përparim Rama unazën kryesore të kryeqytetit e ka shndërruar në rrugë njëkahëshe për fundjavë.
“A mujtët me ardhë rrugëve njëkahëshe”, i pyeti gazetarët nënkryetarja Çitaku duke buzëqeshur.
Prej mëngjesit të sotëm ka filluar testimi i Komunës së Prishtinës që unazën qendrore të kryeqytetit ta kthejë në një qarkore njëkahëshe. I njëjti testim do të vazhdojë për 48 orë. Mirëpo, kjo situatë ka shkaktuar kolona të gjata të makinave.