Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu si shqiptare, jo si zyrtare politike

Prishtinë | 13 Dhj 2025 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka dalë në përkrahje të protestës së sotme të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Shkup për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Çitaku, në një deklaratë për Klan Kosova, ka theksuar se ka marrë pjesë në këtë ngjarje jo si zyrtare politike, por si shqiptare që mbështet ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Jemi këtu si jo si zyrtar politik e partiak, por si shqiptar. Në mungesë të një mbështetje institucionale, liderët e luftës çlirimtare, kanë fituar zemrat e të gjithë shqiptarëve anekënd. Lutemi dhe besojmë që kjo të jetë mbledhia e fundit, dhe vitin tjetër ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpi faqebardhë e fitimtarë”, tha Çitaku.

Të ngjashme